KADC përfaqëson Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”

12:58 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

KADC përfaqësoi Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”, të mbajtur në Londër dhe të organizuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids. Përfaqësuesit e KADC-së prezantuan Kosovën në mes të shumë vendeve të tjera që vinin nga Evropa, Amerika, Afrika dhe Azia, në përpjekje për të unifikuar politikat për kontrollin e duhanit.

Seminari për “Standardizimin e pakove të duhanit” kishte për qëllim të ndaj praktikat dhe të përcjell njohuritë për krijimin e ligjeve efektive the rregulloreve, të cilat do të mundësojnë paketimin e thjeshtë. Përmes standardizimit të pakove të duhanit, dhe duke prezantuar paketimin e thjeshtë si koncept, në mënyrë drastike ulet atraktiviteti në dukje i pakove të duhanit. Kjo masë njihet si strategji për të ulur konsumimin e pirjes së duhanit, e posaqërisht fillimin e tij nga të rinjtë.

Në këtë seminar, nga KADC ishin Shkumbin Spahija, dhe Arben Lila, në mesin e 40 pjesëmarrësve, duke punuar për strategjinë për kontrollin e duhanit, dhe përpjekjen për unifikimin e tyre në të gjitha vendet e botës. Pjesëmarrja në seminarin një javorë, është përpjekje për prezantimin e strategjive dhe forcimin e kontrollit të duhanit, me masa edukuese dhe ato preventive.

Standardizimi i pakove njihet edhe nga Konventa për Kontrollin e Duhanit, përmes Organizatës Botërore të Shëndetit. Ajo si praktikë ka pasur sukses në shumë vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa Kosova, është duke bërë hapa në përpjekjen për prezantimin e paketimeve të thjeshta nga viti 2018, përmes Rregullores dhe Udhëzimit administrativ.

Në botë, rreth 340 mijë fëmijë çdo vit e provojnë duhanin për herë të parë. Ndërsa provat tregojnë se te rinjtë, e fëmijët tërhiqen nga po këto dizajne shumë ngjyrëshe të pakove të duhanit. Prandaj duke prezantuar paketimin e thjeshtë, ndihmojmë edhe në mbrojtien e fëmijëve e të rinjëve në shoqërinë tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme