Google ADS

Kadare: Pacolli ka vënë në shërbim të Kosovës, emrin, autoritetin dhe personalitetin e tij

16:03 | 8 Nëntor 2017
M. A.

“Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi ministrin e jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë. Më vjen mirë, që ai ka vënë në dispozicion emrin e vet, suksesin e vet, autoritetin e vet në shërbim të Kosovës.”

Kështu ka thënë shkrimtari më i shquar bashkëkohorë shqiptarë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi, z Ismail Kadare, gjatë një pritje shumë miqësore, që i bëri në shtëpinë e tij në Paris, Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe njëherit Ministrit të Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, së bashku me bashkëshorten e tij.

I pyetur si e konsideron faktin, që ai ka zgjedhur Francën, si një nga vendet e para për ta vizituar, shkrimtari ynë, Ismail Kadare tha: “E vlerësoj shumë këtë fakt. Zoti Pacolli po kontribuon për ta afruar atë me Europën, sepse shqiptarët janë europianë, janë pjesa natyrale e Europës”, ka thënë Kadare.

Në vazhdim të bashkëbisedimit, Ministri i Jashtëm Pacolli e ka falenderuar shkrimtarin Kadare për kontributin e tij të çmuar, në mënyrë të veçantë për Kosovën.

“Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës me të ndritur shqiptare, shkrimtarit të madh dhe të njohur e vlerësuar në gjthë botën, z. Ismail Kadare. E falenderova me gjithë zemër për kontributin e pazëvendësuar, që ai dha, veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve 80, Rambujenë, me artikujt e shumtë në shtypin francez”, ka thënë Ministri, Pacolli.

Kadare e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, që Kryediplomati kosovar, Pacolli ka zgjedhur pikërisht Francën, si njërin nga vendet e para për ta vizituar në kuadër të tuneut të tij diplomatik dhe e ka cilësuar pozitivisht ardhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare.
Në lidhje me këtë ai, gjithashtu, vlerësoi lidhjet natyrale të Kosovës dhe të kombit shqiptar me Francën.

pacolli-kadare ministri-pacolli-kadare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme