“Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë. Më vjen mirë, që ai ka vënë në dispozicion emrin e vet, suksesin e vet dhe autoritetin e vet, në shërbim të Kosovës. Ai ka ardhur sot, për ta afruar atë me Evropën, sepse shqiptarët janë evropianë, e janë pjesa natyrale e Evropës”, ka thënë Kadare, gjatë takimit në shtëpinë e tij në Paris, me z. Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, në kuadër të turneut të ri diplomatik.
Shkrimtari Ismail Kadare, gjatë bisedës që u mbajt në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në shtëpinë e shkrimtarit shqiptar, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi, e ka vlerësuar faktin që kryediplomati kosovar, Pacolli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zgjodhi pikërisht Francën, si njërin nga vendet e para për ta vizituar.
“Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës më të ndritur shqiptare; shkrimtarit të madh, të njohur e të vlerësuar në gjithë botën, z. Ismail Kadare. E falënderova me gjithë zemër për kontributin e pazëvendësueshëm që ai ka dhënë, veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve ’80-të, Rambujenë, e me artikuj të shumtë në shtypin francez“, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli pas takimit me Kadarenë./Konica.al/
https://youtu.be/O10V_CMpuNw
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...