Kadaj-Kurtit: Eshtë i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet

16:51 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti.

Kadaj-Bujupi, i ka reaguar Kurtit përmes një postimi në Facebook lidhur me paralajmërimin e tij se Kosova do t’i vë reciprocitet Serbisë.

Ajo ka shkruar se heqja e taksës është fillim i dorëzimit ndaj Serbisë.

“Donika Kadaj Bujupi: Heqja e taksës është fillimi i dorëzimit ndaj Serbisë”

“Heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim i kërkesës për heqjen e saj. Eshtë i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet”

“Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë për këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2222371858058722

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme