Google ADS

Kadaj i kundërpërgjigjet Vllahiut: Ne nuk iu ofrojmë terminale që të na bashkoheni

21:10 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Arbër Vllahia nga AAK e ka quajtur si kontrabandë ftesën që Albin Kurti u ka bërë deputetëve të PAN-it dhe të LAA.

“Është kjo kontrabandë pasi që në një intervistë Kurti ka thënë se kemi bisedë edhe me disa deputetë të PAN-it të cilët kanë parime dhe mund të dalin nga ai koalicion”, ka thënë ai në Rubikon përcjell Arbresh.info.

Në anën tjetër Donika Kadaj Bujupi nga Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kjo nuk është kontrabandë pasi që Kurti nuk ka ofruar as terminale e as asgjë tjetër.

“Ne nuk u kemi ofruar poste e terminale e asgjë tjetër. Ne u kemi kërkuar haptazi kush dëshiron që vullnetin e qytetarëve ta jetësoj le të vij, këtë ua kemi thënë. Kjo nuk është kontrabandë”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme