Koalicioni aktual qeverisës në Kosovë po ballafaqohet me shumë sfida. Në planin e brendshëm, me greva e pakënaqësi në rritje nëpër sektorë të ndryshëm, ku kërkesë themelore është rritja e pagave. Kurse në planin e jashtëm, sfidë mbetet çështja e tarifës doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, vendim ky që nuk po mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Greva në sektorin e arsimit po shihet edhe si kërcënim për jetëgjatësinë e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është krijuar nga njerëz me ndikim në Kosovë, për të shtuar presionin mbi Qeverinë.
Kadaj-Bujupi thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e temave që mbijnë nga hiçi nuk është e rastësishme, të cilat sipas saj, janë zor të shpjegueshme nga mendja racionale. Përkundër të gjithë këtij presioni, ajo thotë se Qeveria Haradinaj nuk do të lëshojë pe dhe do të vazhdojë punën.
“Është njëfarë tendence për krijimin e një konfuzioni në opinion publik, duke u munduar kështu të zbehin imazhin e Qeverisë, duke e vendosur atë në presion që të lëshojë pe ne temat e dëmshme, e kompromiset të ashtuquajtura të dhimbshme, e agjenda tjera që akterë shumë të dyshimtë në vendin tonë po i shtyjnë përpara. Mandatin e saj kjo Qeveri e ka kthyer në sukses, e sa për këto tentim-ngritjen e problemeve fiktive mund të them vetëm se: ujku do mjegull, ose në rastin tonë, gjarpri”, thotë Kadaj-Bujupi.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se këtë vit nuk pritet të ndodhë ristrukturimi i Qeverisë. Hoxha thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme.
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian