Google ADS

Kadaj-Bujupi: Situata në veri e qetë, hetimet për vrasjen e Ivanoviq po vazhdojnë

10:31 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetarja e Komsionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ka kontroll në kuptimin e asaj se çka po ndodh në veri dhe se nuk ka potencial për dhunë.

Kadaj-Bujupi këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pas raportimit që ka bërë në këtë Kuvend drejtori i AKI-së, Driton Gashi, shkruan Arbresh.info.

“Drejtori i AKI-së na njoftoi për angazhimet e marra. Kërkuam që të rritet vigjilenca dhe të shtohet përkushtimi e efikasiteti dhe në shpërbërjen e bandave kriminale atje në mënyrë që rendi, ligji dhe kushtetuetshmëria të shtrihet në veri të vendit”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se anëtarët e Komisionit kanë ngritur të gjitha shqetësimet në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq në veri mirëpo për shkak të natyrës së agjencisë ka thënë se nuk mund t’i ndaj informatat me të tjerët.

Sipas saj, pavarësisht paralajmërimeve për trazira në veri pas vrasjes së Ivanoviq, atje nuk ka pasur trazira dhe hetimet janë duke vazhduar./Arbresh.info

Donika Kadaj-Bujupi flet pas raportimit të drejtorit të AKI-së në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së

Posted by Arbresh.info on Donnerstag, 25. Januar 2018

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme