Google ADS

Kadaj-Bujupi: Sa herë që kërkohet do të veprojmë njëjtë

15:32 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se vendimi i sotëm për të dënuar deputetët e VV-së duke përfshirë edhe atë, është një qëllim për t’i trajtuar veprimet e tyre si veprime ordinere dhe jo politike.

Kadaj-Bujupi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se veprimet e deputetëve të VV-së kanë qenë të bazuara në Kushtetuë, shkruan arbresh.info.

“Është marrë vendimi që ne si deputet të Kuvendit të na shqiptohen dënime me burg mbi një vit me kusht, në përpjekje që përmes këtij vendimi të trajtohen veprimet tona si veprime ordinere sesa si veprime politike”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka shtuar se njëjtë do të vepronin sa herë që u kërkohet që të mbrohet territori i Kosovës.

Albin Kurti sot është dënuar me burgim unik 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu  1 vit e 3 muaj, Donika Kadaj-Bujupi  me 1 vit e 6 muaj për veprat penale përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës si dhe Faton Topalli me  1 vit e dy muaj për pengim të personit zyrtar, në rast se të njëjtit nuk kryejnë ndonjë vepër gjatë dy viteve që nënkupton se ata janë dënuar e kusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme