Në mbledhjen konstituive të Legjislaturës së VI, Kuvendi nga radhët e veta do të zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët, të cilët e përbejnë Kryesinë e Kuvendit.
Por, a do t’i përkrahin partitë tjera kandidatin për kryetarë të Kuvendit, i cili do të propozohet nga koalicioni fitues PAN?
Në lidhje me këtë, Donika Kadaj-Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të përkrahin këdo që do të kandidojë për kryetar të Kuvendit.
Kjo sipas saj është në kundërshtim me parimet dhe vullnetin e qytetarëve.
“Sigurisht që nuk do përkrahim këdo pasi kjo është në kundërshtim me parimet tona por edhe vullnetin qytetarë. Këto zgjedhje janë ballafaqim me të vërtetën për shumë kënd dhe sigurisht përgjegjësi shtesë për ne qe jemi fitues”, ka thënë ajo.
Kadaj- Bujupi po ashtu u shpreh se zaptuesit e shtetit do dërgohen në opozitë e disa edhe në burg.
“Andaj angazhimi jonë do të jetë fuqishëm në reflektim të këtij realiteti të ri ku sovrani ka ndëshkuar ata që i kanë sjellë dëme vendit dhe na ka besuar ne për shkak të konsistencës dhe parimeve tona, do të punojmë shumë që vullnetin e qytetarëve ta pasqyrojmë në qeverisje, kurse zaptuesit e shtetit të i dërgojmë në opozitë e disa edhe me burg”, ka thënë ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.
Ndryshe, Presidenti Thaçi ka afat deri më 8 gusht të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...