Donika Kadaj-Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se partia e saj është shpërblyer në zgjedhjet e 11 qershorit nga qytetarët e vendit për punën dhe sinqeritetin që kanë treguar.
Ajo ka thënë se për të arritur këtë rezultat, janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme.
Në këtë kontekst, ajo ka përmendur aktivistin e ndjerë të kësaj Lëvizje, Astrit Dehari, që ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në nëntor të vitit të kaluar. Sipas Kadaj-Bujupit, Dehari ka qenë i gatshëm të shkojë në vetëmohim në mënyrë që e drejta të triumfojë.
“Jemi të vetmit “Jemi të vetmit të cilët jemi shpërblyer prej qytetarëve për sinqeritetin tonë, për punën të cilën e kemi bërë. Sigurisht sakrifica ka qenë jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Kadaj në televizionin Rrokum.
“Këtu duhet ta përmend rastin e Astritit, po edhe të aktivistëve të tjerë, të cilët kanë qenë të gatshëm të shkojnë në vetëmohim, në mënyrë që e drejta të triumfojë”, ka shtuar ajo.
Astrit Dehari ka qenë një nga aktivistët e kësaj partie të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar