Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në dialogun përballë Serbisë, duke i dhënë shumë fuqi presidentit Hashim Thaçi.
Kadaj-Bujupi ishte deputete e VV’së në kohën kur Thaçi ishte zgjedhur president, ndërsa ajo bashkë me deputetët e tjerë të VV’së hodhën gaz lotsjellës në atë seancë.
“Që presidenti të mos kthehet në dialog duhet që taksa të qëndrojë. Thaçi është faktor destabilizues në Kosovë dhe për këtë ne ishim kundër që ai të zgjidhej president. Ai është figura kryesore në vend që ka investuar në idenë për shkëmbimin e territoreve”, ka thënë ajo.
“Heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin në dialog”, shton ajo. /Express/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?