Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, ka dhënë se partia e saj është në rritje dhe se kryeministri Haradinaj e ka ndalur ndarjen e Kosovës.
Kadaj –Bujupi në RTV Dukagjini ka thënë se sot është një moment kyç në të cilin votohet pro ose kundër ndarjes së Kosovës sepse sipas saj, ka plotë subjekte që e kanë përkrahur agjendën e Presidentit Thaçi.
Sekretarja Organizative e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi, ka deklaruar se partia e saj është në rritje, duke folur për punën e Qeverisë Haradinaj, ajo u shpreh se kryeministri në dorëheqje e ndali ndarjen e Kosovës.
Ajo ka përmendur edhe emra që sipas saj kanë dërguar përpara idenë e shkëmbimit të territorit.
“Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka përkrahur ndarjen e Kosovës, edhe Hashim Thaçi pra janë dy persona që kanë përfaqësuar dy subjekte politike, Haziri (LDK) ndërsa Thaçi (PDK), kjo pasi e dimë ndikimin e Thaçit në PDK, këto zgjedhje janë për atë që e duan ndarjen e Kosovës ose jo, janë pikërisht referendum për ndarjen ose jo të Kosovës”, është shprehur Kadaj.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave