Kadaj-Bujupi ka thënë në emisionin DPT te Fidani se ishte tradhtuar nga deputetët e LDK-së për ta penguar zgjedhjen e Thaçit president.
Deputetja Donika-Kadaj Bujupi nga AAK, ka thënë se ajo nuk ka besim se në bashkëpunim me LDK-në mund të rrëzohet Presidenti i Kosovës.
Për ta mbështetur argumentin e saj, ajo ka zbuluar disa ngjarje prej kohës kur Thaçi ishte zgjedhur president.
Ajo tha se me 12 deputetë të LDK-së ishte marrë vesh që të prishnin kuoruimin para 4 vitesh që Thaçit t’i pamundësohej zgjedhja president, por nuk kishte dalë tamam sikur kishte menduar.
“Personalisht, unë kur kam kundërshtuar zgjedhjen e tij, kanë qenë 12 deputetë të LDK-së që të mos lejojnë zgjedhjen e Presidentit Thaçi. Nuk e kanë bërë as këtë. Vjosa Osmani shkoi në Australi dhe të tjerët mbetën brenda që t’ia bëjnë kuorumin Hashim Thaçiuit. Meqë kam këtë përvojë, unë as sot nuk besoj që të njëjtit mund ta rrëzojnë Thaçin. Ne u patëm marrë vesh që ta prishim kuorumin, por kur erdhi momenti nuk e di çka ndodhi. Ata qëndruan brenda”, tha deputetja Kadaj-Bujupi./t7/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?