Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.
Ajo ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe, sipas saj, kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm.
Ajo ka thënë se Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës. Kurse Malit të Zi, Kadaj-Bujupi ka theksuar se mund t’ia falin qeveritarët e korruptuar, por jo tokën.
Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...