Ndotja e lumit Nerodime dhe era që po shkakton ka shtyrë qytetarët e Kaçanikut që të mërkurën të organizojnë një protestë para komunës për këtë shkak
Qytetarët e Kaçanikut, me inciativën e regjisorit Ben Apolloni, pritet të mbajnë një protestë para komunës së Kaçanikut më 14 gusht.
Në një njoftim për media, thuhet se protesta bëhet kundër “qelbjes”.
Ky është njoftimi për këtë protestë:
Njoftim
Për protestë urgjente kundër qelbjes.
Ju njoftojmë se të mërkurën, më 14. 08. 2019, do të protestohet para Komunës në Kaçanik.
Arsyeja e kësaj proteste është që urgjent të ndërmerren masa kundër kutërbimit të lumit Nerodime, i cili tashmë ka arritë në nivel alarmant dhe erërat e rënda janë bërë të padurueshme.
Organet komunale nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ose sanuar gjendjen edhe pse ky problem na ka shqetësuar qe shumë vite, ne, qytetarëve të Komunës e Kaçanikut.
Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjase 30 minuta.
Nga grupi iniciatorë qytetarë,
Ben Apolloni
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut