Google ADS

Kaçanik, hajnat hyjnë në shtëpi dhe vjedhin kasafortën

10:07 | 3 Janar 2021
L G

Tre persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Gjurgjedell në Kaçanik.

Aty të tre personat e panjohur kanë lidhur me lidhëse plastike një grua të cilën e kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar me armë për të treguar për vendin e kasafortës.

Të dyshuarit kanë arritur që ta grabisin kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj, e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme