Kabashi: Shoqnia kosovare ende fatkeqësisht është jashtëzakonisht homofobike

20:07 | 23 Shkurt 2022
L G

Gazetari dhe analisti kosovar, Bekim Kabashi ka reaguar rreth ndryshimeve të Kodit Civil që pritet të votohen nesër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do lejojnë martesat mes gjinive të njëjta.

Kabashi përmes një postimi në Facebook shkruan se shoqëria kosovare nuk është e gatshme për një gjë të tillë, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, është e padrejtë që kushdo që është kundër, apo ka rezerva ndaj Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njejtë të quhet homofob.

“Nëse me ligj lejohet martesa në mes të gjinisë së njëjtë, nënkupton se ai çift ka të drejtë edhe të birësojë fëmijë. Dikush kish me thonë, po, dhe çfarë problemi ka. Edhe unë do të thosha njejtë, sikur të besoja se shoqëria kosovare është e gatshme. Por jo, nuk e besoj”, shkruan Kabashi.

Ai thotë se shoqnia kosovare ende fatkeqësisht është jashtëzakonisht homofobike. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme