Kabashi-Ramaj e PDK-së: Do të krijojmë gardën kombëtare dhe evakuimin ajror – sigurim jetësor për sektorin e sigurisë

23:33 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Besa Kabashi-Ramaj, nga Partia Demokratike të Kosovës, ka prezantuar planet e partie për sektorin e sigurisë, duke përfshirë krijimin e Gardës Kombëtare dhe një njësi ajrore për evakuime.

Në Debat Plus, Kabashi-Ramaj theksoi rëndësinë e përmbushjes së nevojave bazike për ata që shërbejnë në sektorin e sigurisë, duke përfshirë ushtrinë, policinë, zjarrfikësit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Në programin tonë që minimalisht të ua përmbushin nevojat bazike, duke filluar nga pagat, sigurimin shëndetësor dhe jetësor për gjithë ata që shërbejnë në sektorin e sigurisë. Ushtrinë, policinë, zjarrfikësit, AKI-në, të gjithë ata që gjithmonë janë në vijën parë të ‘fronit’ për të na mbrojtur. Kjo është minimumi që mund të bëjmë për ta. E mos ta flasim që duke i ngrit kapacitet në sektor të sigurisë edhe ua ngrisim moralin për t’i shërbyer vendit…”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Sipas Kabashi-Ramajt, PDK-ja planifikon të krijojë Gardën Kombëtare, e cila sipas saj, do të përbëhet nga pesë regjimente rajonale.

“Në programim e kemi ndërtimin e gardës kombëtare, siç është dizajnuar me SHBA-të… është në plan tonë është ti krijoj pesë regjimente rajonale me gardë kombëtare. Do ua japin mundësinë civilë të kontribuojnë në mbrojtjen vendit nga kërcënimet e jashtëm dhe të brendshme. Dhe në baza vullnetare t’i shërbejnë vendi të vet kur ka kriza. Planifikimi që të kemi 600 aktive, 2000 rezervë dhe 1500 civilë…”, ka shtuar ajo.

Kabashi-Ramaj shtoi se PDK-ja synon të krijojë një njësi me gjashtë helikopterë për evakuime mjekësore.

“30 për qind e tyre (e personave të lënduar në aksidente trafiku) munden me shpëtu, nëse munden mu evaku me helikopter nga vendi i ngjarjes deri në QKUK. Prandaj PDK-ja do a konsideron ta krijojë një njësi me helikopter për evakuim mjekësor, me 6 helikopter. Që do të operojnë për t’i shërbyer emergjencave civile dhe shpëtimin të tjerëve”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Të ngjashme