Google ADS

Kabashi: Ngutuni, kush e keni plan me bo foto me policinë në veri

13:36 | 30 Shtator 2021
arbresh.info

Njohësi i rrethanave politike në vend, Bekim Kabashi, ka ironizuar me zhvillimet në dialogun ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për shtensionimin e situatës në veri.

“Edhe najkush që e ka pas plan me bo foto me policët në veri, le t’shkon ma shpejtë, se ecën prej aty”, ka shkruar Kabashi, para arritjes së marrëveshjes për largimin e njësisë speciale të policisë.

Në marrëveshjen e arritur sot, KFOR-i do të vendoset për dy javë të moniotorojë situatën në veri, derisa policia do të tërhiqet të njejtën kohë me barrikadat, duke mbetur në fuqi zbatimi i reciprocitetit me targa./arbresh.info/

DOKUMENT| Lajçak: Arrihet marrëveshja në Bruksel – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme