Analisti, Bekim Kabashi, ka ironizuar me vonesat në përmbylljen e negociatave ndërmjet Lëvizjes Vetëvendsje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.
Duke u “tallur” me këtë mos gatishmëri, pavarësisht thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë për formimin e institucioneve, Kabashi ka krahasuar rastin e Kosovës me raportet e fundit ndërmjet ShBA-ve dhe Iranit, shkruan arbresh.info.
“Kapni more nigone Amerikën e bone qeverinë. S’po ka cka i bon Irani Amerikës, e po mujm na”, ka shkruar Kabashi në Facebook.
Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar takimet me dyja palët që po negociojnë bashkë qeverisjen, që pritet finalizojnë dakordimet deri të hënën në orën 15:00, kur edhe të ndodhë takimi ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi, dhe kandidatit për kryeministër të Vetëvendosjes, dhe që pritet të jetë edhe i koalicionit pas zgjedhor me LDK-në, Albin Kurti.
Kabashi ka përmendur raportet mes ShBA dhe Iranit, në ditën kur kjo e fundit kërcënoi ShBA-të për hakmarrje.
Televizioni irakian në orët e para të mëngjesit të së premtes, raportoi se nga një sulm i ShBA-së me tre raketa Katjusha në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit ka mbetur i vrarë Gjenerali iranian i Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani. Irani dhe “kombet e lira të rajonit” kërcënuan se do të hakmerren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e Soleimanit. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë ditës deklaroi se cikli i dhunës, provokimeve dhe hakmarrjeve të cilat janë parë në Irak gjatë disa javëve të fundit duhet të ndalet./arbresh.info/
Konjufca nuk do të tërhiqet nga kreu i Kuvendit, LDK-ja e gatshme të lëshojë pe
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?