Google ADS

Kabashi: Askush nuk ia ndalon Albin Kurtit të bëhet kryeministër

15:38 | 6 Janar 2021
M. A.

Gjykata Kushtetuese nuk ia ka ndaluar Albin Kuritt të kandidat për kryeministër. Kështu ka thënë analisti Bekim Kabashi duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kabashi në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Gjykata nuk ia ndalon askujt të kandidojë për kryeministër nëse ka vepër penale brenda tre viteve por ua ndalon që të bëhet deputet.

“Gjykata Kushtetuese jep përgjigje vetëm në pyetjet konkrete. Pra, Gjykata kushtetuese nuk ia ndalon askujt që të bëhet kryeministër nëse ka vepër penale brenda 3 viteve të fundit por ndalon që të bëhet deputet kështu që kjo nuk e pengon zotëri  Kurti apo këdo tjetër që ka vepër penale që të jetë kryeministër i vendit”,  ka thënë ai. /arbresh.info/

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtueses për votimin e Qeverisë Hoti, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme