Ka vdekur një person në Pejë pasi ra nga kati i pestë e një ndërtese

14:30 | 29 Korrik 2022
E.H

Një person në Pejë ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha personi fillimisht është dërguar në Emergjencën e Pejës e më pas në QKUK,.

Ai bëri të ditur se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe se janë duke u bërë hetimet e nevojshme.

“Policia është njoftuar në orën 02:27 minuta dhe është përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencën e Pejës e më pas në QKUK në Prishtinë. Hetuesia është duke e bërë punën e saj”, u shpreh Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme