Google ADS

“Ka puls”, Gjesti- inspirim i partitive politike në Kosovë për fushatë

15:31 | 7 Shkurt 2025
E.K

“U kry çdo sen”, “Ka puls” ishin fjalët më të përdorura gjatë kësaj fushate të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kreativiteti i kandidatëve për deputetë mbeti në nivelin e Big Brother, dhe ndonëse donin të ishin unik dhe relevant për gjeneratat e reja dhe për admiruesit e këtij spektakli, shprehjen ka puls s’la kandidat pa e përmendur.

Premtonin e thonin se ka puls po thuajse në çdo fushatë.

I pari ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të fushatës e përmendi pulsin.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”, u shpreh ai.

Leotrim Retkoceri, Blerta Deliu, Bekim Haxhiu dhe Enver Hoxhaj ishin disa nga kandidatët e PDK-së që e përdorën “ka puls”

I dyti ishte, kryeministri aktual dhe ai që po synon këtë post edhe për një mandat.

Albin Kurti e përdori në një formë tjetër.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje e ka pulsin 118.

Edhe kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani tha se “Vushtrria ka puls”.

Pos LVV-së e PDK-së, edhe kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përdorën këtë shprehje të “famshme”.

Nga LDK ishte kandidatja për deputete, Doarsa Kica-Xhelili kishte thënë se “Gjakova me puls 124”

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se, “u kry çdo sen”, shkurt e qartë.

“Pulsi” ishte pjesë e pandashme e partive të cilat po synojnë fitoren, por PDK duket se ishte “Gjesti” i fushatës zgjedhore e cila nisi më 11 janar, për nga sasia e herave që e tha këtë shprehje.

Se kush ka puls më shumë, vendoset të dielën në zgjedhjet e 9 shkurtit./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/

Të ngjashme

Foto lajm