Të dielën mbrëma ka përfunduar peticioni i iniciuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet kryetari Bahtiri, i cili ka thënë se janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime.
Sipas tij, këtë peticion e kanë nënshkruar edhe serbët.
“Peticioni ka përfunduar të dielën. Nënshkrimet kanë kaluar diku numrin 10 mijë. Mendoj që kanë qenë shumica e qytetarëve të cilët e kanë nënshkruar këtë peticion. Pra qytetarët e gjithë Mitrovicës, ka edhe serb që kanë nënshkruar këtë peticion”, është shprehur Bahtiri.
Por sa i përket këtij peticioni, analisti Imer Mushkolaj thotë se Bahtiri po luan me kartën e popullizmit.
Në një pronocim për Indeksonline, ai ka thënë se Mitrovica nuk mund të bashkohet me peticione dhe se ajo mund të ndodh vetëm nëse Serbisë i jepet pjesa tjetër e veriut.
‘Agim Bahtiri po luan me kartën e popullzimit. Mitrovica nuk mund të bashkohet me peticione. Mitrovica mund të jetë një qytet, një komunë, por vetëm nëse Serbisë i jepet pjesë tjetër e veriut, respektivisht Zvecani, Zubin Potoku e Leposaviqi. Kjo duket se do të ndodhë’, ka thënë Mushkolaj.
Ndryshe, kjo iniciativë nuk e ka gjetur përkrahjen e krerëve institucional, madje kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar atë si një lojë.
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...