Ka nisur seanca gjyqësore ndaj dy të miturve, G.H dhe R.G, të dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zeka.
Por, derisa brenda po mbahet gjykimi ndaj dy të pandehurve, kundër të cilëve Prokuroria Themelore, Departamenti për të mitur ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit për vrasjen e 16 vjeçarit, para gjykatës familjarë dhe shokë të Aulon Zekës po protestojnë, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.
Gjykimi do të jetë i mbyllur për media.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 15 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup. /Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje