Këtë javë ka nisur vlerësimi i tri lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi. Hulumtimi po bëhet me detektor sonar, aparat i siguruar nga Qeveria e Kosovës përmes një projekti të Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën, koordinatori për çështjen e të zhdukurve në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka. Ai tha se pas përfundimit të punës në Serbi, në këtë formë do të vlerësohen edhe disa lokacione të dyshuara në Kosovë.
Ka nisur detektimi i tri lokacioneve të dyshuara për varreza të mundshme masive në Krizhevak dhe Jellovishtë të Serbisë, përmes një radari të specializuar për një gjë të tillë, i cili është siguruar nga një projekt i Kombeve të Bashkuara.
Lajmin ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Koordinatori për çështjen e të pagjeturve në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka.
Ai tha se ky është një radar i posaçëm tokësor i cili incizon gjendjen e ndryshimit të përbërjes tokësore ndërsa, rezultatet i jep një ekspert në Argjentinë.
“Në këto dy lokacione nuk presim ku me ditë çka sepse Serbia nuk është shumë e interesuar, por ne kemi informacione për një pozicion tjetër në Jellovishtë, ku po shpresojmë që, meqë kanë qenë dje të befasuar nga koordinatat që i kemi ne me disa dëshmitarë, po shpresojmë se do të ketë njerëz tonë të cilët janë zhdukë gjatë luftës”, tha Lluka
Ndërsa, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu, tha për Radio Kosovën se është hera e parë që po përdoret një detektor i tillë, i cili e bënë incizimin në thellësi të tokës.
“Thjeshtë presim rezultate të leximeve të cilat me ndihmën e ekspertëve të profilit të lartë që i lexojnë këto incizime të shohim se a mund të detektohen por prapë se prapë krejt varet prej asaj se sa do të ketë edhe informacione të sakta të atyre lokacioneve për prezencën apo jo të mbetjeve kockore”,tha Gërxhaliu.
Detektori i siguruar nga Kombet e Bashkuara do të qëndroj deri në fund të javës në Serbi, derisa nga java e ardhshme pritet të bartet në Kosovë për të hulumtuar pjesë të dyshuara për varreza masive.
Mirëpo, sipas Jahja Llukës, plani i hulumtimeve për Kosovë, nuk është bërë ende dhe se i njëjti pritet të publikohet ditëve në vijim.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...