Google ADS

Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit Haradinaj, Hilmi Haradinaj

07:47 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai i tij, Hilmi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar përmes Facebook-ut se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 18 qershor në Gllogjan, përcjell arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor, ora 14:00, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme