Ka mbytur të shoqen me 39 goditje sëpate: Kosovari mund të shpallet i sëmurë psikik

16:56 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në ditën kritike ai kishte kërkuar nga e shoqja që t`ia jepte telefonin celular, sigurisht, i shtyrë nga xhelozia. Pasi që ajo kishte kundërshtuar, ai fillimisht e kishte rrahur atë.

Një zënkë në mes të bashkëshortëve, më 1 tetor 2017 në Siegburg, afër Bonnit, kishte përfunduar me një krim të rëndë: bashkëshorti 36 vjeçar e kishte vrarë në mënyrën më mizore të shoqen 27 vjeçe, duke e goditur me sopatë dhe me thikë. Aktualisht në Gjykatën e Landit në Bonn është duke u zhvilluar një proces gjyqësor kundër kosovarit.

Në ditën kritike ai kishte kërkuar nga e shoqja që t`ia jepte telefonin celular, sigurisht, i shtyrë nga xhelozia, shkruan focus.de. Pasi që ajo kishte kundërshtuar, ai fillimisht e kishte rrahur atë, transmeton albinfo.ch. Sipas padisë së bërë nga Prokuroria e Bonnit, ai pastaj ka sjellë nga kuzhina një thikë kuzhine me teh të gjatë 20 centimetra dhe një sëpatë.

Me thikën e përmendur ai e ka therur bashkëshorten të cilën pastaj e ka goditur 39 herë me sëpatë. Goditjet ishin bërë kryesisht në pjesën e prapme të kokës, përcjell albinfo.ch. Gruaja ka vdekur nga humbja e madhe e gjakut, në vendin e krimit.

Përkundër aktit të kryer me brutalitet të paimagjinueshëm, prokuroria konsideron se dorasi i dyshuar nuk ka qenë i përgjegjshëm penalisht. Një ekspertizë psikiatrike ka ardhur në përfundimin se personi në fjalë vuante nga shizofrenia.

Viktima kishte vetëm 34 ditë që kishte shkuar të jetonte në Gjermani, ku ishte martuar me dorasin e saj të tashëm. Ndërsa ai jetonte në Gjermani nga viti 1998, kur atje kishte shkuar si refugjat i luftës nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme