Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit F. G, i cili ka fyer dhe në një moment ka kërcënuar njërin prej katër zyrtarëve policor.
Sipas njoftimit të prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurit F.G., për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I pandehuri F.G, sipas aktakuzës, me datë 3 tetor të këtij viti, rreth orës 10:03, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, fillimisht ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin e lartcekur, ku të pandehurit i shqiptohet gjoba për kundërvajtje, dhe i kërkohet nga zyrtarët policor t’ia vendosë targën automjetit, i njëjtit fillon t’i fyej zyrtarët policor H.D., I.A., E.M., dhe D.M, derisa në një moment kanos seriozisht zyrtarin policor H.D. të cilit i drejtohet me fjalët “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...