Google ADS

Ka filluar seanca për ish-krerët e UÇK-së, vazhdon me dëshmitaren sekrete

10:33 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Po vazhdon edhe sot procesi i gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ky proces po vazhdon me dëshminë e dëshmitares sekrete, për të tretën ditë me radhë.

Seanca edhe sot po zhvillohet e mbyllur për publikun, për shkaqe të mos zbulimit të identitetit të dëshmitares në fjalë.

Ajo është e para nga 12 dëshmitarët që do të japin dëshminë e tyre para trupit gjykues.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka filluar më 3 prill, teksa sot bëhet seanca e gjashtë ndaj tyre, prej se ka filluar gjykimi.

Seanca pritet të ketë edhe javën tjetër, plot katër të tilla./Arbresh.info

Të ngjashme