Ka filluar Konferenca për Ndërtim në Kosovë

16:25 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Në konferencën e organizuar nga Media Ndërtimi, janë mbledhur arkitektë dhe inxhinerë shqiptarë më me nam për të diskutuar tema të rëndësishme të fushës.
Konferncën e nisi kryeredaktori i medias Ndërtimi.info, Uran Haxha ku iu shprehu ngshëllime familjes së punëtorit 23 vjeçar q137 humbi jetë në vendin e punës.

E drejtori i Medias Ndërtimi.info, Valon Vataj para të pranishmëve tha se kjo konferencë ka ardhur si rezultat i problemeve në ndërtim dhe që për qëllim ka që të nxjerr rekomandimet për fushën e ndërtimit të cilat do të jenë udhërrëfyes për të zgjidhur këto probleme.

Tutje ai tha se konferenca ka për qëllim të zgjidh problemin nga ndotësit e ndërtimit.

Gjithashtu ka thënë se vitin e ardhshëm konferenca do të zgjerohet.

Në konferencë do të ketë panele disktimi dhe prezantime. Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.

Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, ditën kur do të flitet për “Degradimin e Tokave Bujqësore nga Ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.

Më poshtë gjeni emrat e profesionistëve që do të jenë pjesë e konferencës në pjesën e prezantimeve dhe paneleve, teksa edhe publiku do të ketë mundësinë e diskutimit brenda konferencës.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanisti Dukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku, Luan Hasanaj nga Organizata “Let’s Do It Kosova”, Jehona Gjurgjeala nga Organizata “Toka” dhe të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme