Historiani Jusf Buxhovi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është një ideologji e shekullit të kaluar. Ai gjithashtu tha se shteti i Kosovës duhet të ruhet me fanatizëm.
Buxhovi ka thënë se si historian e di që shqiptarët kanë të drejtë për bashkim kombëtar. Por, politikisht qëndron kundër kësaj ideje.
“Si historian unë e di që shqiptarët kanë të drejtë bashkim kombëtar. Por, si politikan jam kosovocentrist. Po të mendosh për bashkim kombëtar, kjo është ideologji e shekullit të kaluar”, është shprehur Buxhovi.
Buxhovi kujtoi 1912’tën ku shqiptarët fituan shtetin, por nuk u futën të gjitha trojet shqiptare brenda këtij shteti.
“Do të ishte iluzion që historia të kthehej në vitin 1912 ku shqiptarët “fituan” një shtet ku nuk u futën të gjithë shqiptarët”
Tutje, Buxhovi tregoi se si do duhet të sillen Kosova dhe Shqipëria si dy shtet shqiptare brenda Evropës.
“Shteti shqiptar e ka obligim ta konsiderojë shtetin kosovar si arritje e shekullit. Gjithashtu do duhej të shpallej 17 shkurti festë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria do duhej të krijonin një bashkësi kombëtare brenda çatisë Evropiane”, shtoi Buxhovi. /Arbresh.info/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...