Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorve të sektorit privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, ka folur në lidhje me Pakon Emergjente Fiskale dhe keqpërdorimet e mundëshme të kësaj pakoje që ai mendon se kanë ndodhur.
Azemi ka folur edhe për gjendjen e punëtorëve pas hapjes së fazës së dytë të hapjes ekonomike në vend. Gjithashtu ai ka folur edhe për masat për adaptim në vendet e punës duke u respektuar vendimet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Azemi ka thënë se kanë pasur takim me Prokurorinë e Shtetit në lidhje me hetimin e rasteve ku mendohet se janë duke u keqpërdorur mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për kompanitë e prekura ekonomikisht nga situata e krijuar në përballjen me pandeminë COVID-19.
“Ne kemi bërë kërkesë që të shkojmë në prokurori dhe të dëshmojmë për keqpërdorimet që janë bërë, por kemi shfrytëzu të gjitha mjetet për të mos shkuar deri aty, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bjerë vendim që të gjitha ato kompani që kanë keqpërdorë mjetet t’i kthejnë mbrapa. Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë apel që të kthehen ato mjete, por që nuk ka marrë një vendim të tillë, prandaj edhe kemi kërkuar, pra me kërkesën tonë jemi intervistuar nga prokuroria me qëllim që të nisin hetimet në lidhje me keqërdorimet që ne mendojmë që janë”, u shpreh Azemi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorve të sektorit privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me Muhamet Hajrullahun, kryeradaktor në Telegrafi.com, ka folur në lidhje me Pakon Emergjente Fiskale dhe keqpërdorimet e mundëshme të kësaj pakoje që ai mendon se kanë ndodhur.
Azemi ka folur edhe për gjendjen e punëtorëve pas hapjes së fazës së dytë të hapjes ekonomike në vend. Gjithashtu ai ka folur edhe për masat për adaptim në vendet e punës duke u respektuar vendimet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Azemi ka thënë se kanë pasur takim me Prokurorinë e Shtetit në lidhje me hetimin e rasteve ku mendohet se janë duke u keqpërdorur mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës për kompanitë e prekura ekonomikisht nga situata e krijuar në përballjen me pandeminë COVID-19.
“Ne kemi bërë kërkesë që të shkojmë në prokurori dhe të dëshmojmë për keqpërdorimet që janë bërë, por kemi shfrytëzu të gjitha mjetet për të mos shkuar deri aty, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bjerë vendim që të gjitha ato kompani që kanë keqpërdorë mjetet t’i kthejnë mbrapa. Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë apel që të kthehen ato mjete, por që nuk ka marrë një vendim të tillë, prandaj edhe kemi kërkuar, pra me kërkesën tonë jemi intervistuar nga prokuroria me qëllim që të nisin hetimet në lidhje me keqërdorimet që ne mendojmë që janë”, u shpreh Azemi.
Ai përmendi edhe njërën formë të keqpërdorimeve, ku tha se një pjesë e mjeteve të Qeverisë së Kosovës, po mbesin në fondet e kompanive, e të cilat sipas tij duhet të kthehen në Ministri të Financave.
“Keqpërdorimet janë vrejtë aty sepse mjetet të cilat shteti i ka ndarë për pagat e punëtorëve, ka pasur raste kur punëtorët kanë marrur edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga institucionet tjera. Në drejtim të llogarisë së punëtorëve kanë shkuar dy paga, por vetëm njërën e kanë marrë punëtorët, dhe ne kemi kërkuar që ato që janë bërë me qëllim a pa qëllim, mjetet të kthehen mbrapa e të mos mbeten në fondin e kompanive”, tha Azemi.
Azemi në këtë emision ke treguar edhe për sektorët më të ndikuar nga pandemia dhe për hapat që duhet të ndërrmerren në të ardhmen.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...