Kosova planifikon të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë.
Se po punohet në këtë drejtim e theksoi kohë më parë edhe ministrja e Drejtësisë. Por, nga Qeveria nuk tregojnë nëse planifikojnë që padinë për gjenocid do ta ushtrojnë gjatë vitit 2024.
Ndërkaq, juristët thonë se Kosova duhet të përgatitet fort për padinë, pasi humbja eventuale e rastit mund të jetë një bumerang për vendin.
Për mbi 13 mijë persona të vrarë, të zhdukur e qindra masakra të tmerrshme të shkarkuara gjatë luftës së fundit në vend, Kosova planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Ngritja e padisë është paralajmëruar prej vitesh, madje edhe nga udhëheqësit aktualë të shtetit.
“Për sa i përket padisë për gjenocid, është në programin e Qeverisë. Është duke punuar Zyra e Kryeministrit. Gjegjësisht, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca, janë të angazhuar në këtë drejtim”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pas kësaj deklarate të ministres Haxhiu, Radio Kosova ka pyetur Qeverinë nëse planifikon që gjatë vitit 2024, të ushtrojë padi kundër Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përkundër insistimit dhe pritjes disa javore, nga kryeministria nuk janë përgjigjur.
Duke folur për mundësinë që Kosova të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë, akademik Arsim Bajrami thotë se për 3 nga 5 kriteret e parapara për përcaktimin e gjenocidit Kosova ka prova të plota. Bajrami thotë se përkundër vonesës 24-vjeçare, Kosova nuk duhet të nxitohet por të përgatitet mirë për padinë me të cilën do të vërtetohej gjenocidi i Serbisë, për çka kishte plan konkret.
“Ushtrimi i padisë është një vendimmarrje që duhet të ushtrohet në momentin kur Kosova është e përgatitur, ka të sistemuara të gjitha provat dhe ka një lloj sigurie se do të fitojë rastin. Sepse, humbja eventuale e rastit, apo dështimi i padisë do t’i kthehej Kosovës si një bumerang dhe në një mënyrë do të ishte një amnisti e Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Bajrami.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se deklaratat për padi për gjenocid kundër Serbisë, aktualisht tingëllojnë si popullizma.
“Në radhë të parë duhet shikuar mundësitë se a i lejohet Kosovës ta bëjë një padi të tillë. Aktualisht, Kosova nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e as nënshkruese e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se këto janë pengesa ligjore që Kosova ta bëjë një padi të tillë. Në anën tjetër, Qeveria, këtë më shumë po duket se po e përdorë për konsum të brendshëm se që mund të ndodhë diçka në praktikë”, tha Miftaraj.
Ngritja e një padie me të cilën mbi Serbinë do të rëndonte akuza për gjenocid në Kosovë, është përmendur edhe nga ish udhëheqësit e vendit.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...