Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë që është nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, vlerësohet si e mirë nga njohësit e çështjeve juridike në Kosovë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit, në të dyja shtetet, dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës, shkruan arbresh.info.
Edhe pse duhet të ndryshohen legjislacionet në fuqi, e të normohen këto çështje, sipas njohësve të ligjeve në fuqi, kjo është një mundësi e mirë për të dyja shtetet dhe duhet të implementohet.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Bujar Ejupi, duke e vlerësuar lartë këtë marrëveshje, ka thënë se ai dhe institucioni që ai drejton është i gatshëm të japin kontributin e tyre në ndërtimin e një legjislature që do të i bashkoj qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.
“Ne si Odë e Avokatëve të Kosovës, nuk kemi pasur takime me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me këtë çështje. Ne jemi në dijeni që duhet të kemi ndryshime të ligjit për avokatinë, dhe më pas të i ndryshojmë edhe rregulloret e brendshme normative në përgjithësi të OAK, mirëpo si kryetar i OAK, jam për këtë iniciativë, dhe ne, jemi të gatshëm të kontribuojmë”, ka thënë Ejupi.
Ndryshe dëshira për të bashkëpunuar sipas ish-kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ka qenë që nga pas lufta. Avokati Havolli tha se OAK, por edhe Oda e Avokatëve të Shqipërisë e kanë pasur iniciativën për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, por deri në këtë legjislacion kjo nuk ka ndodhur.
“Ne kemi qenë edhe më herët të interesuar që kjo çështje të bëhet e mundur, dhe kemi punuar në këtë drejtim, ngase kjo është diçka shumë e mirë për dy vendet tona por kjo ka qenë në një far mënyre e kushtëzuar”, ka thënë Havolli.
Ai ka theksuar që ka disa dallime në ushtrimin e profesionit në Kosovë e Shqipëri, por këto edhe mund të rregullohen.
“Vet nënshkrimi i kësaj marrëveshje është arritje e mirë, Unë jam i gatshëm që të kontribuoj në këtë çështje, ngase ka nevojë të nxirret një kod unik, ka nevojë që këto çështje të normohen të rregullohen”, tha Havolli.
Vlerësohet se Kosova dhe Shqipëria, me këtë bashkëpunim do t’i ofrojnë edhe më tepër qytetarët e vendit, por duhet të bëhen reforma që të mundësohet ky bashkëpunim, ngase sipas juristëve ky është vetëm fillimi i marrëveshjes, dhe ka shumë punë për tu bërë./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...