Të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor do të duhet të shohin 2025 si datë në të cilën disa nga ato do të mund të anëtarësoheshin drejt BE-së, me kusht që t’i përmbushin kriteret për anëtarësim, deklaroi mbrëmë në Tiranë kryetari i Komisionit Evropian, Zhan – Klod Junker.
Junker, i cili e vizitoi Shqipërinë në kuadër të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi se viti 2025 është “datë e mundshme për pranim” në BE të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa “jo vetëm të favoritëve”.
Sipas tij, në kundërshtim me atë që mund të lexohet gjithkund, Komisioni Evropian dhe ai personalisht asnjëherë nuk kanë thënë se Serbia dhe Mali i Zi me siguri do të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025.
“Si datë për pranim viti 2025 është i hapur për të gjitha vendet kandidate dhe varësisht nga ajo se deri atëherë ose më herët ose më vonë do t’i përmbushin kriteret për anëtarësim, ne do të veprojmë në atë mënyrë që do t’i pranojmë përpjekjet e tyre”, theksoi Junker.
Kryetari i Euro komisionit në Tiranë udhëton nga Shkupi, ndërsa sot do ta vazhdojë turneun drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor me vizitë në Beograd.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...