Junik, familja Knushi ia falë gjakun familjes Shehu

13:05 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Në nderim të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullah, dy familje i dhanë fund hasmërisë mes tyre.

Familja Knushi i shtriu dorën e pajtimit familjes Shehu, raporton lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!

 

Të ngjashme