Javën e kaluar në Parlamentin e Serbisë, është mbajtur një seancë në të cilën është diskutuar për Kosovën. Aty kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit serb, përfshirë presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
E një seancë të tillë e kishte bojkotuar opozita serbe, por jo edhe kreu i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq, i cili me fjalimin e mbajtur kishte heshtur të gjithë, madje edhe Vuçiqin, Gjuriqin e Sheshelin.
Jovanoviq fare pa iu trembur syri, i thoshte Vuçiqit se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre, sikurese çdo popull tjetër, duke ia përsëritur disa herë, se ajo që është humbur një herë nuk mund të humbet për të dytën.
“Nuk mund të humbet diçka për herë të dytë, ajo që ne në Kosovë kemi humbur. Sado e rëndë që mund të jetë kjo, nuk mundet. Nuk mund të qëndrosh dy herë në ujë të njëjtë”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, me Kosovën mund të fitohet vetëm një gjë, paqja.
“Thuajeni atë që duhet thënë patjetër. Ne në Kosovë, mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur, paqen zotri president. Paqen mund ta fitojmë”, ka shtuar kreu i liberalëve të Serbisë.
Gjatë fjalimit të tij, Jovanoviq i ka kujtuar Vuçiqit se shqiptarët janë populli i fundit në Ballkan, që ka luftuar për çlirim kombëtar. Ai përsërit që Serbisë para paqes më Kosovën, i duhet paqe me vetveten.
“Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik, që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar, në një kohë që askush nuk e bën. Me më pak, ose më më shumë gjak, siç kanë qenë të gjitha luftërat kombëtare në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Por para kësaj paqe, na duhet paqe me vetveten .. paqe me vetën tonë”
Ai thotë se nuk duhet humbur kohë dhe se duhet filluar bisedimet për paqe, duke thënë se taksa e vendosur nga Kosova nuk është problem i Serbisë, por i një lufte të brendshme politike ndërmjet Haradinajt dhe Thaçit.
Megjithatë Jovanoviq thotë se këtë luftë të brendshme në Kosovë, dikush po e shfrytëzon për të bllokuar dialogun.
“Shikoni se si është bota në të cilën po jetojmë. Është turbulluar nga koka. Të gjithë thonë se duhet të presim edhe pak, të presim edhe pak. Hajde të presim pra.
Por ne nuk kemi kohë. Tashmë koha nuk numërohet me vite, por me muaj. Patjetër që duhet të vazhdohen bisedimet. Kush e di se çfarë do të dali tjetër pas asaj taksës. Haradinaj nuk dëshiron që ta shoh Hashim Thaçin se si e bën Kosovën shtet. Por a është ky problemi ynë? Jo. Nuk është ky problemi ynë, është i tyre. A e ka shfrytëzuar dikush këtë problem të tyre, për të bllokuar bisedimet?. PO!. “, ka shtuar ndër të tjera Jovanoviq.
Politikani serb thotë që nëse Serbia nuk ndihmon veten dhe shqiptarët që të bëjën Kosovën një shtet normal, atëherë shumë probleme të tjera do të lindin.
“Nëse ne nuk e ndihmojmë shqiptarët dhe veten që ta bëjnë Kosovën shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë, pastaj do të hapet problemi i Maqedonisë, pastaj do të hapet problemi i Malit të Zi, i veriut të Greqisë”, është shprehur Çedomir Jovanoviq, transmeton Gazeta Express.
Jovanoviq në këtë fjalim në Kuvend para syve të Vuçiqit e Gjuriqit, përsëriste vazhdimisht faktin se Kosova ka të drejtë të ketë shtetin e vet.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të vendosur paqe me shqiptarët. Ai popull sigurisht që duhet të ketë shtetin e vet. Ai popull duhet patjetër që të ketë shtetin e vet, siç duhet edhe ne”, shprehet Jovanoviq.
Në fund thotë se duhet gjetur një kompromis me shqiptarët, por jo një kompromis në të cilin janë të përziera politika të vejtra, të cilat i kanë sjellë Serbisë vetëm humbje.
“Gjeni një kompromis, por në atë kompromis të mos ketë politika të vjetra, dhe nuk guxon të ketë asnjë mirëkuptim për idetë humbëse që na kanë sjellë në këtë situatë”, ka përfunduar Jovanoviq.
E gjatë gjithë këtij fjalimi të Çedomir Jovanoviq, Vuçiq dhe Gjuriq qëndronin të heshtur./GazetaExpress/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë