Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka pasur një përplasje të ashpër me historianin, Sasha Adamoviq. Jovanoviq ka thënë se Serbia e ka humbur luftën dhe Kosova është e pavarur.
Jovanoviq dhe Adamoviq në TV “Pink” kanë debatuar për luftërat në ish-Jugosllavi, pavarësinë e Kosovës dhe vrasjet politike në Serbi.
“Ju mua po më thoni se unë kam pranua pavarësinë e Kosovës. Kjo ka ndodhur. Kosova është e pavarur nga Serbia”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Telegrafi.
Ai e ka pyetur historianin serb se “sikur tash sërish të na jepnin Kosovën, ju nuk do ta dërgonit djalin tuaj në kufi?”
“Ne kemi luftuar dhe e kemi humbur luftën. Kush është për këtë përgjegjës. Kush e futi popullin në luftë me NATO-n”, ka pyetur Jovanoviq.
Debati u ashpërsua kur historiani Adamoviq e konsideronte Sllobodan Millosheviqin të pafajshëm.
Jovanoviq iu është drejtuar Sasha Adamoviq duke i thënë se ”po i përkrah dhe respekton kriminelët, siç janë Millosheviq e Karaxhiq”.
Jovanoviq i ka thënë historianit serb se duhet të turpërohet nga ajo që thotë.
“Kush vrau nëpër Serbi. Kush e vrau Ivan Stamboliqin. Kush e vrau Zoran Gjingjiqin?”, ka pyetur Jovanoviq, duke akuzuar historianin se po arsyeton krimin.
Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ditë më parë vizitoi Kosovën, ku zhvilloi takime me politikanë shqiptarë të Kosovës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...