Hapja e dy kapitujve të rinj në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian përbën një hap pozitiv drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka deklaruar se është e qartë se problemi i hapur i Kosovës është një barrë në rritje për vendin e tij.
Jovanoviq ka thënë në një deklaratë se mesazhi që kanë marrë në Bruksel sugjeron se, pavarësisht dy kapitujve të hapur, ka pakënaqësi me marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës “, si rezultat i vonesave në negociatat dhe mungesës së zgjidhjeve konkrete.”
Ai beson se presioni i vendeve udhëheqëse në Evropë po rritet për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt që të jetë e mundur./Klan Kosova/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...