Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike Çedomir Jovanoviq konsideron se është në interes publik që të gjithë, sidomos presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mos e gënjejnë më popullin për Kosovën.
Kështu i ka deklaruar gazetës “Danas” të Beogradit ky politikan serb, transmeton Koha.net.
Siç citohet, ai ka thënë se Vuçiq do të duhej që t’i kundërvihet qartë Kishës dhe të gjithë atyre të cilët po na ushqejnë me mite dhe fantazi.
“Interesi publik na obligon, të gjithë neve, sidomos Vuçiqin, të lëmë manirin e dekadës të gënjimit të popullit, si dhe t’i kundërvihet qartë Kishës dhe të gjithë atyre të cilët strehohen nëpër skutat e tyre dhe në shekullin e 21-të sërish na ushqejnë me fantazi, mite e legjenda”, është shprehur ai për “Danasin”.
Jovanoviq konsideron se Kishës nuk po i intereson të kërkojë faljen e mëkateve të cilat me bekimin e saj i kanë bërë kriminelët gjithandej nëpër Kosovë, e as që e intereson se çdo ditë në Serbi do të na shndërrohej në 24 mars nëse ndokush do të zbatonte politikën që ajo e predikon.
Ai po ashtu konsideron se me faktin që Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara vetëm ndryshohen istikamet në të cilat ndodhemi, ndërsa konflikti mbetet
“As shqiptarët e Kosovës nuk do të gjejnë lumturinë me anëtarësimin në OKB, as ne lumturinë tonë mund ta ndërtojmë përmes përpjekjeve që ata t’i pengojmë, e që paraprakisht janë të gjykuara për mossukses”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Koha.net.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve