Jovanoviç: Në Serbi i domosdoshëm ballafaqimi me realitetin e Kosovës

16:49 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Lider i partisë Liberale Demokratike në Serbi (LDP), Çedomir Jovanoviç, ka bërë apel të gjithë deputetëve që t’i përgjigjen thirrjes në seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën.

Jovanoviç është shprehur se çështja e Kosovës nuk është vetëm një çështje e brendshme e Serbisë, por çështje nga e cila varet e ardhmja e të gjithë rajonit, transmeton Vizion Plus.

Jovanoviç ka thënë për mediat serbe se seanca e Parlamentit për Kosovën është një mundësi që në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme të bisedojmë mes vete  dhe se Serbia po përballet me sfida serioze dhe ruaje normalitetin në shoqëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme