Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviç ka deklaruar se stabilieti i Serbisë është i mundur vetëm brenda kuadrit të integrimit euroatlantik dhe nga krijimi i marrëdhënieve të mira me Kosovën.
Jovanoviç tha se sovraniteti i Serbisë “nuk mund të vërtetohet duke pretenduar se ekziston aty ku është në realitet”, shkruan Blic i Serbisë, transmeton portali arbresh.info
“Pa pranimin në BE dhe NATO, Serbia nuk do të ketë stabilitetin e nevojshëm për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe shoqëror”, tha Jovanoviç me rastin e përvjetorit të themelimit të partisë.
Sipas tij, prosperiteti i Serbisë varet nga ndarja e saj me “kolektivizmin dhe shovenizmit”, ndërsa ka shtuar se Serbia duhet të jetë “vend i mendimit të lirë, njerëzve të lirë, tregut të lirë dhe mediave të lira”/arbresh.info/
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...