Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja palëve nga liderët e Bashkimit Europain dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë të gabuara.
“Çfarë po ndodh në Kosovë nuk është situatë e re, e kemi pare prej vitesh tashmë dhe arsyeja është se SHBA, si lider kryesorë, bashkë dhe me BE nuk po e tregojnë forcën që ata kanë, që janë të parët që luajnë kartat dhe nuk lëviz asgjë Vuçiq dhe sigurisht as Kurti. Dhe në vend qe të tregojnë forcën të dyja, si SHBA ashtu edhe BE, ata kanë përkrahur Vuçiq dhe kjo është parë nga Kurti i cili i druhet aksioneve në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, dobësia sjell dobësinë, kështu që ne kemi qenë të dobët me Vuçiq, edhe pse e dimë aleancën e tij të fortë me Rusinë dhe me Kinën ne të gjithë e kemi para Vulin të takohet me Putin dhe Vuçiç që priti Shi Xhin Ping, gjithashtu ato kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin. Kjo është gjendja dhe Kurti thotë unë e shoh sa të dobëte po tregoheni dhe unë po përfitoj dhe ndërkohë tregohet provokativ me serbet e Kosovës dhe ky është një problem i madh”, u shpreh ai.
Joseph thekson për RTSH se zgjidhja mbetet tek hapat e menjëhershëm që fuqitë e mëdha duhet të ndërmarrin duke ndërruar me shpejtësi të gjithë politikën e tyre në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
“SHBA duhet menjëherë të ndryshojë qëndrimin kundrejt Beogradit dhe pastaj mund të kemi një shans me Prishtinën. Momentalisht SHBA dhe BE po e mbajnë fokusin tek Prishtina dhe çfarë mund t’i bëjnë më shume Kurtit, edhe pse për mendimin tim ajo çfarë po bën Kurti është problematike, por nga ana tjetër liderët nuk po bëjnë asgjë për Vuçiq, pasi duan përkrahjen e Serbisë për Ukrainën si dhe duan litiumin e këtij vendi. Duhet të jetë e kundërta, sa më shumë presion t’i ushtrojë SHBA dhe BE Vuçiqit, aq më e madhe do të jete përkrahja e tij për Ukrainën dhe do të kemi më shumë shanse të bindim popullin serb që gërmimi për litium nuk dëmton ambientin. Nëse ne do të vazhdojmë të përkrahim Vuçiqin, ne do të humbasim popullin serb pasi ata nuk do të na besojnë për litiumin dhe gjithashtu do të humbasin edhe Albin Kurtin i cili nuk do të na besojë më.”, deklaroi analisti amerikan.
Marrëdhëniet e liderëve europianë si Macron dhe Sholz me presidentin serb, Vuçiq, për analistin amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, janë në ndjekje të politikës se SHBA-së.
“Macron dhe Sholz po ndjekin pas vijën politike amerikane. Ata mendojnë se t’i shesësh arme Vuçiç ai do të rrisë përkrahjen për ta, por është e kundërta Vuçiç po përfiton dhe do të vazhdojë politikën e tij destabilizuese në rajon, duke tërhequr pas vetes edhe Kurtin i cili do të vijojë të jetë provokativ me serbet e Kosovës“, theksoi Joseph.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA