Joseph: Samiti BE-Ballkani Perëndimor sukses për Putinin

07:10 | 25 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Edwrd P.Joseph, tha se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ishte sukses tejet i madh, për Putinin, por jo për Bidenin.

“Është një hap prapa, është fakt që nuk ka avancim në rajon. Ka një rrugë të duhur në këto dy çështje, Serbia e Bullgaria kanë bllokuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE. SHBA të angazhohet e përfundimisht të ballafaqohen për këtë ‘keqtrajtim’ ndaj Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria”, tha ai një intervistë për RTK.

Sa i përket Serbisë, sipas tij ka një problem më të vështirë, sepse Vuçiqi nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, por edhe qëndrimin ndaj Kosovës.

“Është një fitore për Putinin e për Kinën, duke i mohuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo afekton edhe Ukrainën, çfarë lloj ndikimi mund te kenë në Ukrainë, kur BE sillet kështu ndaj Kosovës, kur premton dhe nuk realizon. Nuk ka dyshim që rrezikon stabilitetin në përgjithësi në rajon, sepse Putini ka synim ta përçajë Evropën, ky rajon objektivisht që është nën ombrellën e SHBA-së dhe BE-së, ndaj kjo është fitore për Putinin, se kërkon zhgënjim për rajonin, kjo gjendje ngërçi është në dobi për Putinin. Maqedonia e Veriut edhe hyri në NATO, ndërsa BE nuk bën asgjë, ndaj nuk kemi luksin t’i japim fitore Putinit. Qëndrimet e mia i kam thënë qartë që Ballkani i Hapur nuk është i pamençur, por edhe i rrezikshëm, që të ketë rol ekonomik gjë e mirë, por është e rrezikshme është që kjo të bëhet jashtë kornizave të BE-së. Kjo i mundëson Serbisë, që të fitojë më shumë, sepse është ekonomikisht më e fortë dhe ndikon në fuqinë politike”, tha ai.

Duke shtuar se rruga e duhur është që të integrohet në kuadër të BE-së, qoftë edhe përmes “Procesit të Berlinit”, apo edhe të Brukselit, nga integrimi i çështjes ekonomike me atë politike, ndryshe e procesin e “Ballkanit të Hapur” e mbështetë Rusia dhe arrin deri te “Bota Serbe”, që mbështetë në agjendë për fuqi të Serbisë, prandaj duhet të jetë nën kornizën e BE-së.

Sipas tij Gjermania pas invadimit rus në Ukrainë, e kupton më së miri se çfarë roli ka Rusia në rajon, ndaj Gjermania nuk e sheh si partner Putinin, kurse Serbia shikon ndryshe.

“E sa i përket qëndrimit të Kosovës ndaj Ballkanit të Hapur, Kosova është shtet sovran dhe duhet të vendosë vetë. Edhe në këtë çështje SHBA është e gatshme ta shpejtojë këtë proces, si edhe Gjermaina, por në një kornizë, ku të gjithave vendet shkojnë drejt vlerave evropiane. Nuk është negociata përfundim, marrëveshja për energjinë do të thotë se mund të kesh marrëveshje. Pra marrëveshjet e Brukselit kanë pasur ndikim pozitiv, por nuk të çojnë drejt fundit të dialogut, sepse çështja është sovraniteti, që është hap i madh e këto marrëveshje janë hapa të vegjël”, deklaroi ai.

Barazia e plotë në këtë marrëveshje, sipas tij është që serbët të kenë barazi të plotë.

‘Sovraniteti ka të bëjë me barazinë e të gjithë qytetarëve. Këtu kërkohet marrëveshja gjithëpërfshirëse që tërësisht të zgjidhen të gjitha marrëveshjet. Ndaj Kosova, si shtet sovran, ka detyrime ndaj qytetarëve të vet serbë, me gjithë faktin që Beogradi nuk njeh Kosovën, megjithatë Qeveria e Kosovës nuk ka obligime ndaj Serbisë por ndaj qytetarëve serbë në Kosovë që të zbatojë vendimet kushtetuese, përfshirë këtu edhe Manastirin e Deçanit, kështu Qeveria e Kosovës dëmton vetë procesin e vet, minon sovranitetin e vet, sepse nuk respekton Gjykatën sovrane Kushtetues. Pra dialogu është negocim, që Qeveria e Kosovës nuk ka obligime ndaj Serbisë”, tha analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Edward P.Joseph.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme