Analisti amerikan, profesori universitar Edward Joseph, ka nxitur reagime brenda dhe jashtë Kosovës, pasi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndër të tjera tha se në Uashington po diskutohet edhe ndarja e Kosovës.
“Qëllimi i vërtetë” i ambasadorit Richard Grenell, i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “ishte të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai, duke iu referuar takimit të treshes në Shtëpinë e Bardhë.
“Dhe unë besoj se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje apo të ngjashme për të cilën ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit. Dhe kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve, por në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. Sipas të gjitha gjasave diçka minimale”, ka thënë Joseph.
Këto pretendime i ka hedhur posht i dërguari i Amerikës për dialog, Richard Grenell dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...