Zgjedhjet e fundit lokale lanë shumë komuna në balotazh dhe fituesi tani duhet të vendoset në raundin e dytë.
Por, garat më të mëdha do të jenë në dy komunat më të mëdha; në Prishtinë, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në Prizren mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës analisti politik, Artan Muhaxhiri.
Sipas Muhaxhirit në Prishtinë Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur maksimumin e tyre dhe tash duhet të nxirret nga mënga një “joker” i fundit, për ta mobilizuar votuesin rreth tyre në këtë raund të dytë.
“Edhe Vetëvendosje edhe LDK-ja kanë arritur maksimumin e fuqisë së tyre elektorale. Për Vetëvendosjen ka qenë e rëndësishme ta dëshmojë përkrahjen e qytetarëve ndaj Shpend Ahmetit dhe maksimumi i Vetëvendosjes aktualisht është ky, njëjtë është situata edhe me LDK-në”.
“Por tani Ahmeti, apo Abrashi duhet të kenë ndonjë premtim të fundit, duhet të nxjerrin një ‘joker’ të fundit, ndonjë premtim të madh që do ta bënte qytetarin ta votonin njërën ose tjetrën palë”.
Muhaxhiri ka analizuar garën edhe në Prizren. Ka thënë se Vetëvendosje do ta ketë të vështirë fitoren atje nëse nuk bën ndonjë koalicion.
Sa i përket garës në Mitrovicë mes AKR-së e PDK-së, përkundër Agim Bahtiri ka dalur i dyti, Muhaxhiri ka deklaruar se gjasat janë të mëdha që ai të fitojë përsëri dhe të bëjë atë që kishte bërë para katër vjetësh – përmbysje të rezultatit në balotazh.
“Bahtiri do ta ketë edhe përkrahjen e Vetëvendosjes, por edhe të LDK-së, prandaj gjasat janë në favor të Agim Bahtirit krahasuar me Valdete Idrizin”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?