“Britania do të vazhdojë të mbrojë demokracinë edhe pasi të kemi dalur nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë angazhimin tonë mbi sanksionet në Rusi,” tha Sekretari i Jashtëm Boris Johnson.
Koncepti i një rendi botëror liberal është në rrezik dhe demokracia po tërhiqet mbi ‘kultin e të fuqishmit’, por Johnson para audiencës në Chatham House tha se ‘Britania edhe pas daljes nga BE-ja nuk do të braktis partnerët e saj’, transmeton arbresh.info.
“Ne duhet të pranojmë se në shumë aspekte bota nuk është në gjendje të mirë,” shtoi ai. “Cila është përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar? A duhet të fusim kokën nën jastëk dhe të presim? Natyrisht që jo.”
Britania është e gatshme të jetë edhe më e vështirë për Rusinë, duke përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...