Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka folur në një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Haradinaj si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.
Hahn përmes një postimi në Twitter ka thënë se pas bisedave me ta është pajtuar që të gjendjet një situatë për parandalimin e eskalimit të situatës, raporton lajmi.net.
Gjithashtu, Hahn është shprehur se liderëve të Kosovës dhe Serbisë u ka ofruar ndihmë në kapërcimin e situatës pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.
Ky është postimi i Hahn në Twitter:
Sapo bisedova me presidentin Vuçiq, presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. U pajtuam në nevojën për parandalimin e eskalimit të situatës, në interes të të gjithë rajonit. Po ashtu, u ofrova ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje praktike në masën e importit.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...