Johannes Hahn emërohet anëtar i Komisionit Evropian

15:27 | 11 Korrik 2019
Arbresh.info

Kancelarja austriake Brigitte Bierlein njoftoi sot se ka në plan të emërojë komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn, për anëtar të Austrisë në Komisionin Evropian, të kryesuar nga Ursula von der Layen.

Bierlein, e cila do të udhëheqë qeverinë kalimtare deri në zgjedhjet parlamentare të 29 shtatorit, shpjegoi se vendimi u mor pas konsultimeve me partitë në parlament.

Ajo shtoi se për këtë është i nevojshëm edhe miratimi nga ana e komitetit kryesor në Parlament.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme